Lewis Hamilton ka frikë se Mercedesit mund t’i duhen disa gara për të zhbllokuar performancën e makinës së tyre për të hyrë në sfidën serioze për fitore.
Sezoni i 2022-ës fillon në Bahrein këtë fundjavë, me 37-vjeçari që shpreson të ngrejë sërish trofeun dhe të bëhet piloti më i trofeshëm, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, pati disa shqetësime pas testimit, me Mercedes që nuk duhej se kishte ritmin për të sifiduar Ferrari ose Red Bull.
“Testimi ka qenë i vështirë”, tha Hamilton gjatë një vizite në Expo 2020 Dubai.
“Është një çmenduri sepse vite më parë kishim shumë ditë testimi dhe tani kemi vetëm, fjalë për fjalë, tre ditë në makinë gjithsej. Pra, nuk janë shumë xhiro”.
“Kur të shkojmë në këtë garë, këtë javë, ne ende po mësojmë për makinën – ndoshta do të jemi të paktën për katër garat e para. Kemi shumë probleme”.
Si Hamilton ashtu edhe shoku i tij i skuadrës, George Russell, pohuan pas testeve parasezonale në Barcelonë se kampionët në fuqi të konstruktorëve kanë ‘disa pengesa për të kapërcyer’.
Gjatë hyrjes në sezonin e kaluar, Marcedes nuk dukes se kishte ritmin e Red Bull në testim, por vazhdoi të fitonte hapjen e sezonit në Bahrein.
Sezoni i ri fillon të dilën në Qarkun Ndërkombëtar në Bahrein./Arbresh.info
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?