Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., – zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:
– Dokumente të tatimit në pronë
– Dokumente të MMPH-së,
– Dokumente me plane,
– Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),
– Lista me numra të parcelave,
– Telefon “Samsung S7”,
– Telefon Poco X3,
– Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,
– Para të gatshme 705,00 USD,
– Para të gatshme 170,00 CHF,
– Para të gatshme 60,00 Pound
– Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,
– Thika të ndryshme (13 copë),
– Dorëz e revoles (1 copë),
– Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)
– Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)
– Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),
– Jakne e Policisë polake (1 copë) dh
– Pranga të Policisë (1 palë).
Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:
– Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,
– Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,
– Një (1) jelek anti-plumb,
– Një (1) thikë ushtarake,
– Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,
– Një (1) gaz maskë,
– Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,
– Dy (2) fishek të armës së gjatë
– Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm
– Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës
– Dy (2) fishek të pistoletës E43,
– Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,
– Dy (2) radiolidhje Switer,
– Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,
– Një (1) palë dylbi “Tento X50”,
– Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,
– Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,
– Një (1) shufër metalike,
– Radiolidhje Motorolla,
– Një (1) telefon “Iphone 11” dhe
– Një (1) telefon “Huawei”./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës