Ish-mesfushori i Kombëtares së Holandës, Clarence Seedorf ka komentuar në mënyrë interesante mundësinë që Kylian Mbappe të bëhet lojtar i Real Madridit sezonin e ardhshëm.
“Nuk e shoh Mbappen në Real. Nëse ai do të luante në të majtë, do të thoshte se Vinicius të ulet në bankën rezervë. Ku mund të luante? Në të djathtë, ku është Asensio?”, thotë Seedorf, i cili beson se ardhja e Mbappes do të prishte ekuilibrin në skuadrën e Real Madridit.
“Benzema punon për ekipin, duke kërkuar topa në thellësi. Mbappe nuk e bën këtë, atë punë në PSG e bën Neymar. Mendoj se Mbappe ka nevojë për një mjedis tjetër nëse dëshiron të përparojë”, beson Seedorf.
Clarence Seedorf është ish-lojtar i Ajaxit, Real Madrid dhe Milan, holandezi ishte kampion i Evoprën nën fanellën e Real Madrid në vitin 1998, ndërsa suksese të mëdha pati edhe me Ajaxin dhe Milanin./Arbresh.info
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...