Diabeti i tipit 2 është një gjendje kronike në të cilën pankreasi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulin.
Edhe pse ky proces mund të duket i padëmshëm, të gjitha funksionet e trupit ndërpriten me kalimin e kohës. Sheqeri i lartë në gjak mund të dëmtojë seriozisht zemrën, sytë dhe veshkat, transmeton portal arbresh.info
Hapi kryesor në këtë rast është zbulimi i hershëm i problemit. Simptoma më e hershme, thonë mjekët, është turbullimi i shikimit, i cili çdo ditë e më shumë po bëhet më serioz.
Sipas mjekëve, turbullimi i shikimit është simptoma e parë që tregon se jeni prekur nga diabeti.
Kjo gjendje njihet edhe si retinopatia diabetike – rezultat i problemeve me enët e gjakut rreth retinës.
Në shumicën e pacientëve, ky problem zhvillohet gradualisht.
Lëngu i tepërt fillon të grumbullohet në sy, duke krijuar turbullira dhe duke zvogëluar fokusin. Nëse kjo gjendje vazhdon për disa ditë, është koha për të vizituar një mjek.
Ekspertët mjekësore theksojnë se turbullimi i shikimit mund të jetë shenjë paralajmëruese dhe për sëmundje tjera, si tharja e syve, shikimi i dobët ose infeksionet.
Në çdo rast, mjekët rekomandojnë kontrollin dhe monitorimin e rregullt të të gjitha sinjaleve që na dërgon trupi./arbresh.info/
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...