Massimiliano Allegri është kthyer pas sugjerimeve se Juventusi po kalon një sezon të tmerrshëm pasi skuadra e tij nuk arriti të kalonte në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve mbrëmë.
Villarreal i befasoi kuqezinjët me tre gola të vonë për të eliminuar skuadrën italiane, pavarësisht se ndeshje e parë përfundoi 1-1 në Spanjë.
Kolapsi spektakolar i Juventusit në fazën e fundit të asaj ndeshje do të thotë se ata ka të ngjarë ta mbyllin këtë sezon pa trofe.
Viti 2022 ka qenë një vit i mirë për Bianconerët, por disfata e fundit kundër “Nëndetëses së verdhë”, mund të mos konsiderohet si vit i suksesshëm për “Zonjën e Vjetër”.
Në prononcimin për media pas ndeshjes, u sugjerua për sezon jo të suksesshëm për Juventusin, por Allegri hodhi posht këto gjëra.
“Nëse ka pandershmëri intelektuale, e lexon në njëfar mënyrë, por realiteti është ndryshe, a e kuptoni?”.
“E dija që njerëzit do të flisnin për një dështim në rast eliminimi, por kjo është pandershmëri intelektuale. E di vlerën e ekipit. Ne kemi përdorur të njëjtët lojtarë për dy muaj, jemi në garë për katër më të mirët dhe Kupën e Italisë. Nuk kam asgjë për t’i qortuar djemtë. Ata po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”.
“Sezoni po vazhdon, ne kemi objektiva për të arritur. Jemi të zhgënjyer dhe do të bëjmë vlerësimet tona për të përmirësuar ekipin. Ne e bëjmë atë çdo vit. Ne gjithashtu duhet të jemi realist. Janë dhjetë skuadra në Evropë më të larta se Juventusi. Nuk është turp, është fakt”./Arbresh.info
Largimi i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë se biseda telef...
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...