Google ADS

Berardi i përfshirë në “listën e dëshirave” të AC Milan për verën

09:04 | 17 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

AC Milan është e intersuar për një sulmues të djathtë pasi mendojnë se kanë nevojë për një përmirësim mbi Alexis Saelemakers dhe Junior Messias.

Sipas Calciomercato, kuqezinjët kanë identifikuar tre objektiva të verës: Domenico Berardi, Noa Lang, Steven Bergwijn.

Berardi është në formë të bujshme për Sassuolon, duke shënuar 12 gola dhe 14 asistime në Serie A këtë sezon.

Aksionet e anësorit italian kanë qenë në rritje të vazhdueshme vitet e fundit, për shkak të statistikave tejet të mira në tre sezonet e fundit.

Megjithatë, Milani mund të përballet me konkurrencë nga Arsenali dhe Napoli për transferimin e tij.

Berardi është pjesë e Sassuolos që nga viti 2015, kur u transferua nga Juventus për 10 milionë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme