Ish-sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, njëkohësisht ish-kandidatja presidenciale, Hillary Clinton e përballi me cinizëm therës lajmin se kishte qenë ndërmjet zyrtarëve të sanksionuar nga Rusia.
”Dua të falënderoj Rusinë për këtë çmim Oscar të karrierës”, shkroi Clinton, disa orë më vonë nga njoftimi i Moskës.
Përveç presidentit amerikan, Joe Biden, nga masat ruse u prek edhe sekretari aktual i Shtetit, Antony Blinken, kreu i CIA-s, Will Burns dhe kreu i Pentagonit, thënë ndryshe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin./atsh/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...