Në fjalimin e tij të natës me video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur Rusinë shtet terrorist.
“Bota duhet të pranojë zyrtarisht se Rusia është bërë një shtet terrorist”, tha ai, transmeton portal arbresh.info
Zelensky përsëriti thirrjet e tij për më shumë sanksione kundër Rusisë, më shumë armë për Ukrainën dhe një zonë ndalim-fluturimi.
Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se “mbrojtja e vërtetë” për vendin e tij ishte një parakusht që çdo negociatë me Rusinë të ketë sukses.
“Prioritetet e mia në negociata janë absolutisht të qarta: përfundimi i luftës, garancitë e sigurisë, sovraniteti, rivendosja e integritetit territorial, garanci reale për vendin tonë, mbrojtje reale për vendin tonë”, tha ai./arbresh.info/
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...