Lufta në Ukrainë: OBSH ende pa vlerësim për vaksinën ruse Sputnik

01:08 | 17 Mars 2022
Trina Galanxhi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vonuar vlerësimin e saj të vaksinës ruse të koronavirusit Sputnik V për përdorim urgjent për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Ne duhej të shkonim të bënim inspektime në Rusi më 7 mars, dhe këto inspektime u shtynë për një datë të mëvonshme”, tha Mariangela Simao, ndihmësdrejtoresha e përgjithshme e OBSH-së për Qasjen në Medikamente dhe Produkte Shëndetësore, transmeton portal arbresh.info

“Data të reja do të caktohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ajo.

Ajo tha se agjencia po përballej me probleme të tjera operacionale, duke përfshirë vështirësi në rezervimin e fluturimeve dhe përdorimin e kartave të kreditit.

Vaksina kundër koronavirusit Sputnik V përdoret gjerësisht në Rusi dhe është miratuar në më shumë se 60 vende tjera./sky/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme