SHBA do të ofrojë dronë Switchblade në Ukrainë

00:56 | 17 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar për ndihmë shtesë në Ukrainë, duke përfshirë dronët, dhe dy burime të njohura me këtë çështje i thanë CNN se, në mënyrë specifike, SHBA do të sigurojë drone Switchblade, të cilët janë të vegjël.

Këta dronë quhen kamikaze ose dronë vetëvrasës që mbajnë një kokë lufte dhe shpërthejnë në goditje, transmeton portal arbresh.info

Switchblade 300 më i vogël mund të godasë një objektiv deri në 6 milje larg, sipas specifikimeve të ofruara nga kompania, ndërsa Switchblade 600 më i madh mund të godasë më shumë se 20 milje larg.

Të dy sistemet mund të konfigurohen dhe lëshohen brenda pak minutash.

Këto armë u shtuan në listë pasi ukrainasit u konsultuan me partnerët e Kongresit gjatë fundjavës për një draft të listës.

Kompania e prodhimit të dronëve nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me ofrimin e dronëve për Ukrainën./cnn/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme