Ushtria italiane është gati, por nuk dëshiron luftë, tha të mërkurën ministri i jashtëm i vendit, gati tre javë pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“Ushtria jonë është e përgatitur si çdo ushtri tjetër, por ne sigurisht që nuk duam luftë”, tha Luigi Di Maio për kanalin televiziv LA7, transmeton portal arbresh.info
Duke folur për zhvillimet e fundit në Ukrainë, Di Maio tha se “Italia kundërshton zbatimin e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë, sepse kjo do të thotë që avionët tanë luftarakë të luftojnë dhe të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore”.
Ai ka deklaruar se Italia nuk mund të dërgojë ushtrinë e saj në Ukrainë, por ka theksuar se ata mbështesin Ukrainën.
Duke prekur pasojat e mundshme të luftës në Ukrainë në ekonominë e Rusisë, ai tha se presidenti rus Vladimir Putin “pushtoi qëllimisht Ukrainën”, duke shtuar se lideri rus dëmtoi gjithashtu ekonominë ruse në këtë mënyrë.
Sipas Di Maio, parashikohet që ekonomia ruse të pësojë humbje serioze për shkak të sanksioneve.
“Veprimet tona diplomatike vazhdojnë pa pushim. Unë u takova me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu të premten në Forumin e Diplomacisë së Antalias në Turqi. Ai është sot në Moskë. Presidenti francez Emmanuel Macron po punon në emër të të gjitha vendeve europiane. Ne duhet të punojmë që të detyrojmë Putinin të sjellë një marrëveshje në tavolinë”, shtoi ai.
Kievi është gati për paqe, por Moska po ikën prej saj, vuri në dukje ai.
Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka tërhequr dënimin ndërkombëtar, ka çuar në kufizime financiare në Moskë dhe ka nxitur një eksod të firmave globale nga Rusia.
Të paktën 726 civilë janë vrarë dhe 1,174 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sipas OKB-së, ndërsa theksojnë se kushtet në terren e bëjnë të vështirë verifikimin e numrit të vërtetë.
Ndërsa, më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina./arbresh.info/
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...