Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka folur për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe ndikimet që mund të ketë kjo luftë në rajonin tonë.
“Ende nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo luftë dhe cili do të jetë raporti ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe se si ky raport do të ndikojë në gjeopolitikën evropiane e botërore. Rusia dëshiron të ketë një rend të ri botëror dhe kjo luftë qartazi do të prodhojë një rend të ri botëror, por a do të jetë si dëshiron Rusia apo ndryshe mbetet të shihet”, ka shtuar Gashi.
Ai ka vlerësuar unifikimin e Bllokut Perëndimor pro Ukrainës në luftën kundër Rusisë, të cilin e ka quajtur si “unifikim të paparë deri më tash”, teksa në nivelin rajonal ka thënë se fatkeqësisht disa politika destibalizuese të Kremlinit kanë vepruar që disa vite në shtetet e rajonit si në Bosnje e Hercegovinë, në Malin e Zi, në Maqedoni dhe në disa pjesë të Kosovës. Këto ndikime, sipas tij, kanë kërkuar që rajonin tonë ta shkëpusin potencialisht nga BE dhe NATO dhe të krijohet një vatër e krizës.
Rreth mundësisë që Kosova të përfitojë nga zhvillimet e fundit në Ukrainë, duke bërë presion për lehtësim të kritereve për anëtarësim në mekanizmat evropiane dhe veri-atlantike, Gashi ka thënë se në politikën e jashtme nuk ka bujari, por ka interesa.
“Unë do të hezitoja të flisja për bujari, në politikë të jashtme janë interesat. Nëse interesi i SHBA-së dhe BE-së është që të ketë një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të bazuar në kompromis, atëherë nuk e shoh që vetëm bujaria e dikujt do ta ndryshojë situatën. Ky është një moment vendimtar, i cili do të ndikojë në atë se si do të zhvillohen ngjarjet me dekada të tëra. A mund të themi se patjetër ta shfrytëzojmë këtë mundësi, duhet të kemi kujdes, sepse vëmendja e Perëndimit është në Ukrainë, dhe nëse kemi vullnet të ketë avancim edhe në rajonin tonë, ne duhet të jemi të gatshëm që të tregojmë lidership”, ka nënvizuar ish-ambasadori i Kosovës në Francë.
Duke folur për të ardhmen e tij, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e angazhimit në politikë, teksa ka thënë se do t’i përkrahë ata që e shtyjnë përpara një Kosovë të pavarur evropiane në miqësi me SHBA-të, e jo ata që e mohojnë shtetin e Kosovës dhe bëjnë protesta kundër shtetit të Kosovës.
Qëndrim Gashi ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Francë nga qershori 2016 deri në gusht të vitit 2021. Para pak ditësh mori titullin më të lartë që jepet nga shteti francez “Komandat i Legjionit të Nderit”, që e ka vlerësuar këtë dekoratë si tejet të rëndësishme, jo vetëm në aspektin personal, por edhe në atë shtetëror, tha ai në RTK.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...