Google ADS

Chelsea kualifikohet në çerekfinale të Champions League

23:10 | 16 Mars 2022
KRG

Chelsea ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Champions League.

“Blutë e Londrës” arritën të shënonin fitore me rezultat 1:2 në Francë dhe me rezultat të përgjithshëm 1:4 u kualifikuan tutje.

Por, fillimisht ishin vendasit që kaluan në epërsi përmes Burak Yilmaz që shënoi nga penalltia.

Christian Pulisic barazoi shifrat në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Azpilicueta realizoi golin e fitores në minutën e 71-të të ndeshjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme