U arrestua për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, suspendohet zyrtari korrektues në Qendrën e Paraburgimit Prizren

21:22 | 16 Mars 2022
L G

Pasi u arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka suspenduar nga puna zyrtarin korrektues, B.R ,punonjës në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se sot rreth orës 19:15, pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion , se zyrtari korrektues, B.R punonjës në Qendrën e Paraburgimit Prizren është arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtin e ka suspenduar nga puna”, njofton SHKK.

SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare./arbresh.info/

Të ngjashme