Gjatë ditës së sotme, Joe Biden ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të dhurojnë 800 milionë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë e Ukrainës, ndërsa përveç parave, ShBA-ja do të dhurojë edhe 800 sisteme kundërajrore dhe raketa antitank.
Pas këtij vendimi të presidentit amerikan, totali i ndihmës për Ukrainën nga ShBA-ja shkon deri në 1 miliardë dollarë vetëm gjatë javës së fundit, përcjell arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Biden ka shkruar se Putini është duke i shkaktuar Ukrainës shkatërrim të tmerrshëm duke bombarduar ndërtesa banimi dhe maternitete.
Biden poashtu ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke përcjellur raportimet e fundit për gjendjen e civilëve të cilët ende nuk kanë mundur të largohen nga shteti i tyre.
“Dje pamë raportime se forcat ruse po mbanin peng qindra mjekë dhe pacientë.”- ka shrkuar Biden.
Sot gjatë ditës, mediat ukrainase kanë raportuar se forcat ajrore ruse kanë sulmuar një teatër në Mariupol i cili ishte i mbushur plotë me civilë të fshehur nga bombardimet, ndërsa ende nuk është raportuar për viktimat dhe për të lënduarit. / K.G/arbresh.info/
Postimi i plotë i Joe Biden i përtkhyer në gjuhën Shqipe:
Putini po i shkakton Ukrainës shkatërrim dhe tmerr të tmerrshëm – duke bombarduar ndërtesa banimi dhe maternitete.
Dje pamë raportime se forcat ruse po mbanin peng qindra mjekë dhe pacientë.
Këto janë mizori. Është një fyerje për botën.
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...
Policia shpall në kërkim një të dyshuar për rrëmbim
Mblidhet Kryesia e Kuvendit të hënën