Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë kundër 24 të zyrtarëve policorë, të cilët u arrestuan të hënën për disa vepra penale.
Sipas njoftimit të gjykatës,
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.TH, A.B, A.D, A.P, B.K, I.I, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH, A.B, B.XH, B.B, B.K, B.B, K.B, M.U dhe R.A për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorpe dhe analoge e sanksionuar me nenin 267 paragrafi 3 të KPRK-së, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e sanksionuar me nenin 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Marrja e ryshfetit, e sanksionuar me nenin 421 paragrafi 2 të KPRK-së, Ushtrimi i ndikimit e sanksionuar me nenin 424 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Kontrabandimi i mallrave e sanksionuar me nenin 311 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” njofton arbresh.info.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A .TH, A.B, A.D, A.P, B.K, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, të pandehurve iu është caktuar paraburgimi në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.
Kundër të pandehurve I.I, A.B, B.XH, B.B, B.K, K.B, M.U, B.B, dhe R.A është refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe të njëjtëve ju është caktuar masa paraqitje në stacionin policor në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./arbresh.info/
LEXO EDHE
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...