Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Arianit Shehu, ligjërues dhe ekspert me përvojë të gjatë ndërkombëtare në projekte për forcimin e demokracisë, shoqërisë civile, parlamentit, zgjedhjeve dhe avokimit me bazë qytetare.
Kryeministri tha se mërgata është pjesë integrale e fuqishme e planit të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që ka mërgata për Republikën e Kosovës, shkruan arbresh.info.
U bisedua për nismat e Qeverisë për të angazhuar mërgatën, dhe fokusimin në krijimin e programit nacional, që në bazë ka transferin e dijes dhe përvojës nga bashkatdhetarët në Kosovë.
Për kontributin e tij, si drejtor i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore, Shehu është shpërblyer me çmimin e nderit nga Kryeministri i Jordanisë, Omar Razzaz, me Medaljen e Nderit nga Armata Jordaneze dhe Mirënjohjen e Paqes nga Selia e Shenjtë./arbresh.info/
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...