Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot është paraqitur para kongresit amerikan, ku ka thënë se Rusia ka sulmuar jo vetëm ukrainasit dhe token e tyre por edhe vlerat themelore njerëzore.
Para se Zelensky ta filloi fjalimin e tij, së pari ai ka shfaqur një video ku shfaqën njerëz të vrarë, të rritur e femijë, njerëz të plagosur, objekte të shkatërruara, por edhe njerëzit duke u larguar si refugjatë në drejtim të shteteve të tjera.
Këtë video e ka postuar në Twitter, kongresistja amerikane Elizabeth Ann Van Duyne.
Powerful video shown by President Zelensky this morning. pic.twitter.com/lwp80l7iWg
— Congresswoman Beth Van Duyne (@RepBethVanDuyne) March 16, 2022
Pas kësaj vidoje, Zelensky ka marrur fjalën e ku ka thënë se ai ka nderin ta përshëndes Kongresin amerikan në emër të popullit të tij, atij të Ukrainës.
“Kam nderin t’ju përshëndes në emër të popullit ukrainas, popullit të guximshëm dhe liridashës, i cili për tetë vjet i reziston agresionit rus. Tani për tani, fati i vendit tonë është duke u vendosur. Fati i popullit tonë ku ukrainasit do të jenë të lirë, nëse ata do të jenë në gjendje të ruajnë demokracinë e tyre. Rusia ka sulmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë. Rusia pati në një ofensivë brutale kundër vlerave tona, vlerave themelore njerëzore”, shtoi më tej Zelensky./arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I