Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se nuk ka pritur ndonjë reagim nga Perëndimi për aksionin e sotëm në Shtërpcë.
Sipas tij, “Prishtina do të thotë se ky aksion është pjesë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit” edhe pse siç thotë Vuçiq “qëllimi i është krejtësisht tjetër”, raportojnë mediat në Serbi.
“Dhe e gjithë kjo fshihet pas një shqetësimi të rremë për ndershmëri në raport me menaxhmentin e Brezovicës. Është shumë e qartë për mua, dhe nëse do të jetë e qartë për të gjithë të tjerët është një çështje tjetër. “Por a duhet të presim që dikush të thotë diçka, prandaj mos u bëni naiv, ne e kemi tejkaluar atë shkallë naiviteti për të besuar se dikush në Perëndim do të thotë diçka kundër ngacmimeve të serbëve në Kosovë”, tha Vuçiq.
Kujtojmë se aksoni “Brezovica 3” është zhvilluar në shtatë lokacione në rajonin e Shtërpcës dhe janë ndaluar dy persona./klankosova/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...