Google ADS

Kurti: Votimi i Kodit Civil është një ngjarje e veçantë për Kosovën dhe Kuvendin

15:15 | 16 Mars 2022
V. S.

Kryeministri Albin Kurti po flet për Projektligjin e Kodit Civil.

Kurti tha se votimi i Kodit Civil është një ngjarje e veçantë për Kosovën dhe Kuvendin.

“Kodi i ka gjithsej 5 libra, 997 faqe me 1630 nene dhe në të gjitha këto ka të reja substanciale”, tha kryeministri.

Në seans, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me Kodin Civil nuk do të lejohet asnjë martesë nën moshën 18-vjeçare. Ajo në prezantimin e Projekt-kodit civil në Kuvendin e Kosovës, theksoi se do të sigurohet trajtim i barabartë i bashkëshortëve, duke siguruar se nuk do të lejohet asnjë lloj diskriminimi.

Gjatë shqyrtimit të parë të Projekt-kodit civil, ministrja Haxhiu tha se është hartuar në frymë të Kushtetutës së Kosovës dhe direktivave të Bashkimit Evropian, duke ftuar kështu deputetët që të votojnë pro këtij projekt-kodi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme