Dyshohet se Agim Ademi sulmoi fizikisht zyrtarin e FFK-së

14:46 | 16 Mars 2022
A Z

Para pak çasteve ka ndodhur një sulm në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dyshohet se ka sulmuar fizikisht punëtorin e FFK’së, Artan Govorin.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme