Google ADS

Luana Vjollca duket joshëse në fotot e reja

14:01 | 16 Mars 2022
A. B.

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, përherë di të marrë vëmendjen e audiencës.

Një gjë të tillë e bënë përmes rrjeteve sociale, ku ajo ndan me fansat informacione të shumta rreth jetës së saj, shkruan arbresh.info

Luana së fundi ka publikuar një fotosesion ku shihet e veshur me një kostum me print tigri. Ajo përshtati dukjen me makijazh të theksuar dhe flokët e valëzuara i la të kapura lartë, ndërsa dukej plot shkëlqim.

“Luanesh apo tigresh”, ka shkruar Luana.

Ndërkaq, Luana prej kohësh ka paralajmëruar rikthimin me një projekt televiziv, duke thënë që po punon intensivisht për këtë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme