Hector Herrera, futbollist i Atletico Madridit po e shijon në maksimum triumfin e tij me shokë në “Old Trafford”, ku e eliminuan Manchester Unitedin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, futbollisti meksikan ishte cak i kundërshtarit.
Gjatë intervistës që e dha ai pas ndeshjes, shihen këmbët e tij të sakatuara dhe të lënduara nga ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve vendës.
“Ne po festojmë, jemi të lumtur dhe po përgatitemi për ndeshjet që na vijnë”, ka thënë përfaqësuesi meksikan.
Ndërkohë, ai ka folur edhe për ndërhyrjet që i pësoi, të cilat e lanë me pasoja në këmbë, siç shihet edhe në foto.
“Faulli i fundit nuk ishte normal”, ka thënë tutje ai.
Sidoqoftë, duket se ia ka vlejt lëndimi pasi “Los Colchoneros” shkuan në çerekfinale të Championsit. /Gazeta Express/
Dy muaj pas zgjedhjeve, Franca shpall përbërjen e qeverisë s...
Ter Stegen do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë
Efi Dhedhes tejet elegante në paraqitjen e fundit në Instagr...
Rama dhe Erdogan takohen në New York
Osmani takon mërgatën shqiptare në SHBA: Forca shtytëse e sh...
As legjislatura e 8-të s`do të votojë amendamentet e Projekt...