Pak kohë më parë, milionerja dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians” Kylie Jenner ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, Wolf Webster.
Pas disa kohëve larg medias dhe paparazzi-t, Kylie ka folur për herë të parë së fundmi mbi periudhën e pas-lindjes, të cilën ajo e konsideroi mjaft të vështirë.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e saj të “Instagram”, themeluesja e “Kylie Cosmetics” tha se dëshiron të ndihmojë të gjitha mamatë që nuk e kanë përjetuar e përballuar mirë këtë periudhë duke ndarë dhe vetë eksperiencën e saj sfiduese.
Ajo theksoi se periudha e pas-lindjes së vogëlushit Wolf ka qenë për të më e vështirë emocionalishz dhe fizikisht.
“Dua t’i them të gjitha mamave që po kalojnë periudhën pas lindjes se nuk ka qenë e lehtë. Është shumë e vështirë. Për mua personalisht ka qenë pak më e vështirë me djalin tim. Nuk është e lehtë fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht”,- u shpreh ajo për ndjekësit.
Jenner tha se ajo kishte ushtruar presion mbi veten, por thjesht duhej t’i kujtonte vetes se ajo krijoi një njeri të tërë – një djalë të bukur të shëndetshëm.
“Ne duhet të ndalojmë së ushtruari presion mbi veten tonë për t’u kthyer, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht pas lindjes, po iu dërgoi dashuri”, shtoi ajo./Kosovarja/
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...