Google ADS

Miratohet në parim Projektligji për Arkivat Shtetërore, Çeku: Kemi paraparë kthimin e materialeve arkivore në Kosovë

12:16 | 16 Mars 2022
V. S.

Partitë opozitare nuk janë pajtuar me zhvendosjen e Agjencisë së Arkivave Shtetërore në Ministrinë e Kulturës. Sipas tyre, zhvendosja nga Zyra e Kryeministrit ia humb rëndësinë këtij agjencioni.

Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e ka miratuar sot në parim Projektligjin për Arkivat Shtetërore.

Në lidhje me zhvendosjen e Arkivave Shtetërore, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku tha se ka qenë diskutim i grupeve punuese.

“Me këtë projektligj kemi paraparë edhe kthimin e materialeve arkivore në Republikën e Kosovës. Ku Republika e Kosovës në mbështetjeve të akteve dhe instrumenteve ndërkombëtare që rregullojnë fushën arkivore ka detyrim që të angazhohet dhe kërkojë rikthimin e materialeve arkivore në vendin e origjinës që kanë dalë në mënyrë të jashtëligjshme, jashtë territorit shtetëror të Kosovës”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme