Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ dhe në fshatin Prelez në Ferizaj kanë ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes’’
Në lidhje me këtë, “policia ndaj shoferit me inicialet D.N (M/K) i moshës 65 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit , ndërsa ndaj shoferit tjetër me inicialet H.T (M/K) i moshës 26 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë 200 euro , 2 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit,për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në apelin e policisë./arbresh.info/
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Edon Zhegrova shënon gol ndaj skuadrës së Strasbourg
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...