Grupi i këshilltarëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës ka publikuar kontratën për furnizim me naftë nëpër shkolla.
Me publikimin e kësaj kontrate, ky grup thotë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë keqpërdorimin e pozitës zyrtare duke vepruar kështu në kundërshtim me ligjin si dhe duke e dëmtuar buxhetin e Komunës së Prishtinës.
“Komuna e ka ndërprerë njëanshëm kontratën kornizë për furnizimin e shkollave me naftë në pjesën e parë të vitit 2014, të cilën e ka pohuar, madje me pompozitet, vetë kryetari Shpend Ahmeti; Në ndërkohë, deri më tash Komuna asnjëherë nuk ka lidhur kontratë për furnizim të shkollave me naftë për ngrohje; Me më së paku 500,000 (pesëqind mijë litra) naftë janë furnizuar deri tash shkollat e Prishtinës, pa pasur të kontraktuar asnjë litër të vetme”, thuhet në njoftimin e grupit të LDK-së.
Grupi i LDK-së shtron pyetjen se si e pagoi Shpendi naftën e porositur pa kontratë.
“Ne e kemi në dorë kopjen e kontratës me të cilën kryetari Shpend Ahmeti ka mashtruar Thesarin dhe Ministrinë e Financave duke e keqpërdorur një kontratë tjetër për furnizimin e Komunës me naftë për gjenerator dhe për ngrohje (të objektit të Komunës) dhe duke e përdorur të njëjtën për furnizim të shkollave. Dihet se çdo kontratë e ka objektin e vet dhe se ajo (kontratë) nuk mund të përdoret për një aktivitet tjetër të prokurimit. Dihet po ashtu se sasia e përafërt e shpenzimit të naftës për nevoja të Komunës është rreth 30,000 (tridhjetëmijë) litra. Kryetari Shpend Ahmeti ka lejuar që me dy kontrata të ndryshme, njëra e kompanisë “Oti group” dhe tjetra e “Petroll Company” të bëhet furnizimi i shkollave me të paktën 500,000 (pesëqind mijë) litra naftë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Ky grup këshilltarësh ka bërë edhe një analogji.
“Nëse Komuna disponon një kontratë për asfaltimin e 300 metrave rrugë, shtrohet pyetja: a mund të bëhet që me të njëjtën kontratë t’i shtrojë edhe tri kilometra rrugë të tjera. Gjithkush e di se një veprim i tillë është i kundërligjshëm, sepse duhet të lidhet kontrata tjetër për kilometrat e tjerë”, thuhet po ashtu në njoftimin e grupit të LDK-së.
Keqpërdorimi i detyrës, duke porositur naftë pa kontratë por duke e shfrytëzuar një kontratë tjetër me çmim prej 1,21 € për litër, grupi i LDK-së, thotë se e ka dëmtuar edhe buxhetin e Komunës, sepse çdokush e di se kompanitë konkurruese do të ofronin çmim më të lirë për furnizimin e 500,000 litrave krahasuar me 30,000 litra.
Grupi i LDK-së thotë që pasi Shpend Ahmeti, ka mbajtur në tavolinë një kontratë tjetër për rreth dy muaj dhe në ndërkohë ka porositur furnizime me çmim më të shtrenjtë, Grupi i LDK-së thotë se Shpend Ahmeti më në fund kishte vendosur ta nënshkruajë kontratën e dytë të emërtuar “Furnizim me naftë dhe derivate të naftës për nevojat e Komunës” me numër të prokurimit 616 14 059 111. Kontrata mban datën 27.11.2014, e cila është nënshkruar edhe nga kryetari i Komunës.
Ndër të tjera, Grupi i LDK-së, thotë se shihet qartë se sasia e planifikuar për furnizim me naftë për gjenerator dhe ngrohje (për Komunë) është 30,000 litra.
Ky grup po ashtu shtron pyetje se në çfarë baze ligjore me këtë kontratë janë porositur mbi 250,000 litra naftë, këtë askush nuk e di.
“Derisa sasia e parë ka qenë e porositur me çmimin 1,21 euro, me kontratën e fundit çmimi është 1,139 euro”, thuhet në njoftim.
Grupi i LDK-së thotë se furnizimi i shkollave me naftë pa kontratë është bërë publik për të gjithë, por a e ka parë këtë hetuesia për krime ekonomike, Agjencia kundërkorrupsion, Auditori i përgjithshëm, mbetet të shihet.
“Ose Shpend Ahmeti është i paprekshëm dhe mbi ligjin ose dy të vërteta nuk mund të jenë”, thuhet në njoftimin e Grupit të LDK-së./koha/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida