Google ADS

Aktorja amerikane bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me foto nudo

00:26 | 16 Mars 2022
Trina Galanxhi

Aktorja dhe modelja amerikane Caprice Bourret (50) ka pozuar tërësisht e zhveshur në rrjetet sociale me mbishkrimin “Fuck War”.

Ajo e ka shkruar këtë mësazh në mbështetje të ukrainasve, por edhe për të inkurajuar të tjerët që të diskutojnë për “ngjarjet e frikshme” që po shohim, transmeton portal arbresh.info

“Këto foto i postova dje, por Instagrami i hoqi. I postova sërish sot. Ndihem shumë e fortë në mesazhin që kam dërguar, por edhe për lirinë e fjalës që është vënë në pikëpyetje. Këto foto janë provokuese dhe mesazhi është shumë i fortë. E bëra me qëllim që t’i bëj njerëzit të flasin”, sqaron ajo.

Ajo vazhdimisht ka bërë thirrje që të ndihmohen ukrainasit. Por edhe ajo bën gjithçka për t’i ndihmuar sa më shumë. Kështu së fundmi ajo ka shkuar për të blerë ushqime, gjë që ua ka bërë të qartë ndjekësve të saj në rrjetet sociale./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/Ca1jn6wAIDs/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a07dac25-ca5a-4910-b8ec-6b1201c27df0

https://www.instagram.com/p/CakBprLAaD9/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e8d65767-949a-455a-a39e-cf7186d513fc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme