Rusia ka një listë prej 40 mijë ushtarësh sirianë dhe milicive të gatshme për t’i vendosur në Ukrainë, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).
Rusia, si një aleate e regjimit sirian të Bashar al-Assad, tha më 11 mars se vullnetarët, përfshirë ata nga Siria, janë të mirëpritur të luftojnë në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info
Sipas SOHR, oficerët rusë, në koordinim me ushtrinë siriane dhe milicitë aleate, kanë hapur zyrat e regjistrimit në zonat e kontrolluara nga regjimi në Damask.
“Më shumë se 40,000 sirianë kanë aplikuar deri më tani për të shkuar në Ukrainë për të luftuar në anën ruse,” tha Rami Abdel Rahman, drejtor i SOHR, një OJQ me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që ka një rrjet të gjerë burimesh në Siri.
Oficerët rusë të dislokuar në Siri si pjesë e një ndërhyrjeje ruse në 2015 për të ndihmuar regjimin në Damask kanë miratuar aplikimin e 22,000 prej tyre, tha Rahman.
Luftëtarët e paraqitur janë anëtarë të rregullt të ushtrisë sirianë dhe besnik ndaj regjimit, të trajnuar nga vetë rusët gjatë luftës në Siri.
Në Siri, ku paga ushtarake është 13 deri në 32 euro në muaj, Rusia ofron rreth 1 mijë euro në muaj për ta.
Përveç kësaj, ata kanë të drejtë për shtatë mijë euro dëmshpërblim në rast të lëndimeve, ndërsa familjet e tyre do të marrin 15 mijë nëse vdesin në betejë, sipas të njëjtit burim.
Konflikti sirian i ndezur në vitin 2011, ku mbetën të vrarë gjysmë milioni njerëz, ka shtyrë 90 përqind të sirianëve drejt varfërisë, prandaj edhe rekrutimi është konsideruar si një formë e lehtë për anën e Rusisë.
Paratë janë motivi kryesor, pranon luftëtari, i cili i tha agjencisë AFP se i ishin premtuar 2730 euro. “Do të iki dhe nuk do të kthehem. Kam ndërmend të largohem nga Ukraina për në Europë”, tha një tjetër./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...