Google ADS

Navalny përballet me një dënim të ri

23:34 | 15 Mars 2022
Trina Galanxhi

Prokurorët rusë kanë bërë thirrje që kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, të vuajë 13 vjet burg për akuzat e reja për mashtrim me të cilat po përballet.

Politikani i opozitës është aktualisht në gjyq në koloninë e burgut jashtë Moskës, ku ai tashmë po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë, shkruan bbc, transmeton portal arbresh.info

Navalny u burgos vitin e kaluar pasi i mbijetoi një sulmi me agjent nervor për të cilin fajëson qeverinë ruse.

Në gjyqin e fundit, prokurorët kanë kërkuar që kritiku më i madh i Putinit të dërgohet në një burg me masa më të rrepta, gjë që nënkupton se ai pritet të qëndrojë në një burg me kushte më të vështira se ku është tani.

“Nuk mund t’i futësh të gjithë në burg. Edhe nëse kërkon 113 vjet, nuk do të më trembësh mua apo të tjerët si unë,” tha Navalny në gjykatë sipas ekipit të tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme