Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, kanë arritur të martën, 15 mars, në Kiev, për të treguar mbështetje për Ukrainën, teksa vazhdojnë sulmet ruse në këtë shtet.
“Neve na duhet të ndalim këtë tragjedi, që po ndodh në lindje, sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, përmes një postimi në Facebook, duke njoftuar se liderët kanë arritur në kryeqytetin ukrainas.
Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë përmes një postimi në Twitter se të tre liderët do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas, Denis Shmyhal.
“Qëllimi i vizitës është që të shprehet mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën, për lirinë dhe pavarësinë e saj”, ka thënë Fiala.
Fiala, Morawiecki dhe kryeministri slloven, Janez Jansha kanë udhëtuar me tren deri në Kiev, qytet i cili është duke u bombarduar nga forcat ruse.
Forcat ruse kanë shtuar sulmet gjatë natës në disa lagje të Kievit, në kuadër të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Shtetet e Perëndimit kanë thënë se Moska ka besuar që pushtimin e nisur më 24 shkurt mund ta fitonte brenda ditësh.
Forcat ruse janë ndalur jashtë Kievit, pavarësisht se kanë pasur shënjestër kryeqytetin dhe lagjet e tij.
Mirëpritja e kryeministrave të huaj në Kiev mund të konsiderohet sukses simbolik për Zelenskyn, i cili ka qëndruar në qytet me popullin e tij.
Në mesazhin e tij të fundit, Zelensky u ka bërë thirrje forcave ruse që të dorëzohen, duke thënë se ata dhe oficerët e tyre tashmë e dinë se lufta është e pashpresë.
Gati 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës.
Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...