Google ADS

Zyrtari amerikan: Forcat ruse kanë lëshuar 950 raketa në Ukrainë

21:33 | 15 Mars 2022
KRG

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, forcat ruse kanë lëshuar më shumë se 950 raketa që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

“Si forcat ruse ashtu edhe forcat ukrainase kanë afërsisht 90% të fuqisë së tyre luftarake në dispozicion të tyre”, shtoi zyrtari.

Zyrtari vuri në dukje se forcat ruse nuk kanë avancuar më pranë Kievit. “SHBA vlerëson se forcat ruse janë “ende rreth 15-20 kilometra në veriperëndim dhe rreth 20-30 kilometra në lindje” të Kievit, tha ai.

Në 24 orët e fundit, ndihma e sigurisë nga SHBA dhe vende të tjera vazhdon të arrijë në Ukrainë. Dërgesat që mbërritën brenda 24 orëve të fundit përfshinin armë, shtoi zyrtari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme