Kreu i Aleancës Kosova e Re(AKR), Behgjet Pacolli ka takuar ambasadorin e Bangladeshit për Kosovë, i cili është rezident në Gjermani.
Gjatë këtij takimi sipas Pacollit u bisedua për bashkëpunimin dypalësh mes vendeve tona dhe potencialin që duhet të shfrytëzohet për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike, shkruan arbresh.info.
“Kam pasur një diskutim shumë të frytshëm me Ambasadorin e #Bangladeshit për #Kosovë (rezident ne Gjermani), Mosharraf Bhuiyan për bashkëpunimin dypalësh mes vendeve tona dhe potencialin që duhet të shfrytëzohet për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike. Mirë që gjatë mandatit tim Ambasada e Kosovës u hap në Dhaka”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...