Google ADS

Dua Lipa thyen rekord, hyn në historinë e “Billboard”

14:59 | 15 Mars 2022
A. B.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon me sukseset e njëpasnjëshme në muzikë.

Artistja nga Kosova që ka pushtuar tregun ndërkombëtar të muzikës me këngët e saj, së fundmi ka thyer edhe një rekord.

26-vjeçarja së fundi ka arritur suksesin e radhës me “Levitating”, e cila është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.

Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë.

“Levitating” është gjithashtu kënga e pestë që ka qëndruar më së shumti në top-listë në gjithë historinë e kualifikimeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme