Google ADS

Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë

13:35 | 15 Mars 2022
V. S.

Një ushtar i kontingjentit rumun të KFOR-it në Kosovës ka vdekur të hënën në Prishtinë.

Komandanti i KFOR, Ferenc Kajari, në një adresim ka thënë se vdekja e ushtarit nuk lidhet me kurrfarë konflikti.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Ne zemrën time janë familja dhe miqtë e ushtarit të vdekur dhe me të gjithë kontingjentin rumun në Kosovë”, është shprehur Kajari.

“NATO e vuan humbjen e ushtarit dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët, marinarët dhe pilotët e vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme