Tahiri: A jeni të vetëdijshëm se sa është bë buka e qumështi o njerëz

13:25 | 15 Mars 2022
V. S.

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar të ndërmerren disa masa konkrete karshi situatës me rritjen e çmimeve në vend.

“Si grup parlamentar, ne kërkojmë që të ketë masa konkrete që e prekin qytetarin e Kosovës, që e prek njeriun e varfër, secilin individ që është prekë nga kjo krizë o njerëz? A jeni të vetëdijshëm se sa është bë buka e qumështi?” tha Tahiri, raporton arbresh.info

Kujtojmë se deputetet e Kuvendit të Kosovës, sot po diskutojnë për rritjen e çmimeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme