Google ADS

Bujar Osmani: Është momenti që BE-ja të përfshihet në rajon

10:54 | 15 Mars 2022
V. S.

Unë mendoj se tani është momenti kritik që BE-ja t’i bashkohet rajonit dhe të dërgojnë mesazhe të guximshme se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane,” thotë ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në një intervistë për portalin grek të lajmeve “iEidiseis” në margjinat e Forumit në Antalia.

Osmani theksoi se Shkupi po punon me Qeverinë në Sofje për të gjetur një zgjidhje, duke shpjeguar se është krijuar një platformë “për të rivendosur besimin mes dy vendeve dhe për të zgjidhur çështjet që pengojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe veçanërisht perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”.

“Mendoj se tani është momenti kritik që BE-ja t’i bashkohet rajonit, sepse padyshim ajo që po ndodh në Ukrainë tregon se Ballkani Perëndimor është një pikë e ndjeshme në zemër të Evropës dhe se procesi i zgjerimit të BE-së konsiderohet kryesisht si politikë sigurie. Prandaj, mendoj se të gjithë duhet të flasin dhe të përpiqen të dërgojnë mesazhe të guximshme në rajon se ky rajon ka një perspektivë të qartë evropiane, për të parandaluar rritjen e mëtejshme të nacionalizmit në rajon, ndarjet e mëtejshme dhe përshkallëzimin e mundshëm. Unë mendoj se bullgarët e kuptojnë këtë”, thekson shefi i diplomacisë.

Për marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë thotë se zhvillohen dhe ekziston një tendencë pozitive për përforcim të marrëdhënieve politike, ndërsa veçanërisht ekonomike midis dy vendeve dhe sqaron se korniza e vendosur me Marrëveshjen e Prespës “ka lidhje me partneritetin strategjik”.

“Njerëzit zakonisht e shohin Prespën si marrëveshje për çështjen e emrit, por në realitet, siç hyn më thellë, sheh më shumë anëtarë për partneritet strategjik për bashkëpunim sektorial, për partneritet ekonomik dhe tani duhet të punojmë në implementimin e këtyre dispozitave të Marrëveshjes së Prespës. Gjithsesi, partneriteti po përparon mirë në suaza të NATO-s. Greqia e mbështet procesin tonë integrues shumë të rëndësishëm për ne, ndërsa gjithsesi komunikimi ndërmjet kompanive dhe ministrave sektorial po intensifikohet dhe shpresoj se kjo do të sjellë projekte konkrete në interes të njerëzve nga të dyja anët e kufijve”, thotë Osmani.

Në lidhje me tre memorandumet që ende nuk janë ratifikuar në Greqi, shefi i diplomacisë thekson se “nga ana jonë, gjithsesi e inkurajojmë Parlamentin grek” t’i ratifikojë, por shton se “e kuptojmë kompleksitetin e dinamikës së brendshme” dhe potencon se të dy palët mbesin në komunikim të përhershëm për ta ndjekur zbatimin e obligimeve edhe nga të dy vendet./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme