Një person është vet plagosur me armë zjarri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën në orën 01:56 në Podujevë, shkruan arbresh.info
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është vetë plagosur me armë zjarri-revole. I dyshuari fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Podujevës e më pas është dërguar në QKUK ku edhe vazhdon trajtimi i tij dhe është nën sigurim policor”, thuhet në raport.
Nga njësitë përkatëse policore është sekuestruar një revole, një karikator, një fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...