Google ADS

Dobësohet ushtria e Putinit, “mund të luftojë edhe 10 deri në 14 ditë”

10:09 | 15 Mars 2022
Trina Galanxhi

Forcat ruse mund të jenë në gjendje të vazhdojnë luftimet me kapacitet të plotë vetëm për 10 deri në 14′ ditë të tjera, kanë thënë burime të larta britanike të mbrojtjes.

Ushtria e Vladimir Putin tashmë mendohet se ka bërë përparim të ngadaltë, ndërsa janë duke u përballur edhe me mungesë ushqimi dhe me nivel të ulët të moralit, transmeton portal arbresh.info

Sipas Agjensicë së Inteligjencës në Britani të Madhe, ata mund të kenë vështirësi për të mbajtur terren në Ukrainë.

Ajo është përballur me rezistencë shumë më të madhe nga ukrainasit e zakonshëm sesa pritej, duke çuar në një goditje brutale në qytetin e pushtuar të Khersonit.

“Ukraina po bën që ushtarët rust ë arratisen. Asaj po i mbaron fuqia punëtore dhe energjia. Për sa kohë që ne vazhdojmë të bëjmë presion, ata kanë dhjetë deri në 14 ditë para se të arrijnë pikën e tyre kulmore.

Kjo është kur forca e rezistencës së Ukrainës duhet të bëhet më e madhe se forca sulmuese e Rusisë”, tha për Daily Mail një zyrar i lartë i mbrojtjes në Britani të Madhe.

Në një video të publikuar herët të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “mbrojtësit e guximshëm të vendit të tij vazhdojnë t’i shkaktojnë humbje shkatërruese ushtrisë ruse”.

“Në 19 ditë luftë, ushtria ruse ka humbur më shumë në Ukrainë sesa në dy luftëra të përgjakshme dhe shumëvjeçare në Çeçeni”, shtoi ai.

Për herë të parë të hënën, aleatët e Vladimir Putin pranuan se gjërat nuk po shkonin ‘sipas planit’ siç vazhdon të pretendojë Kremlini.

Shefi i Gardës Kombëtare Ruse, Viktor Zolotov, dikur i ngarkuar me sigurinë personale të Putinit, tha se “jo gjithçka po shkon sikurse donim ne”.

Megjithatë, ai ende këmbënguli se Moska do të arrinte fitoren “hap pas hapi”.

Ukraina thotë se Rusia ka humbur 12,000 ushtarë, 374 tanke, 74 avionë, 86 helikopterë pasi nisi pushtimin e saj më 24 shkurt.

Megjithatë, numrat ende nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe vlerësimer ruse ndryshojnë ndjeshëm.

Ukraina pretendon se ka vrarë tre gjeneralmajor rusë nga rreth 20 që mendohet se ndodheshin në vend./arbresh.info/

Të ngjashme