Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ në Ferizaj, kanë ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes’’
Në lidhje me këtë, “policia ndaj shoferit me inicialet N.K (M/K) i moshës 34 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro , 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit dhe tejkalim të shpejtësisë 50/80 km/h , ndërsa ndaj shoferit tjetër me inicialet B.Q (M/K) i moshës 50 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe nëntë (9) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit,për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit””, njofton policia.
Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit . Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion./arbresh.info/
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...