Kur njerezit vuajnë nga sytë e thatë dhe e kanë këtë gjendje kronike dhe depresioni, atëherë ato të dyja mund të kenë një lidhje të ngushtë mes vete, ka zbuluar një studim i fundi.
Studiuesit thanë se natyra e saktë e lidhjes nuk është e qartë: A ndikon depresioni në ashpërsinë e sëmundjes së syrit të thatë? Apo simptomat veçanërisht shqetësuese të syve ushqejnë depresionin?
Por thelbi, thonë ata, është se depresioni dhe syri i thatë i rëndë mund të lidhen dhe pacientët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet ta dinë këtë, transmeton portal arbresh.info
Sytë e thatë kanë prekur rreth 16 milionë amerikanë, sipas Institutit Kombëtar të syve.
Por gjendja ndryshon , pasi shumë njerëz kanë sy të thatë për shkak të qëndrojnë shumë orë para kompjuterit.
Njerëz të tjerë kanë simptoma të rënda, ndonjëherë të shoqëruara me kushte të caktuara autoimune, si sindroma Sjogren dhe artriti reumatoid.
Studimet e kaluara kanë treguar se njerëzit që kanë sy të thatë kronik kanë një shkallë më të lartë se mesatarja të depresuioni.
Studimi i ri, i publikuar në Jama Ophtamology, tregon një korrelacion midis depresionit dhe simptomave dhe shenjave më të rënda të syrit të thatë.
Studiuesit zbuluan se nga 535 të rritur me sëmundje të syrit të thatë, ata që u testuan pozitivë për depresion në përgjithësi kishin simptoma më të këqija të syve gjatë studimit njëvjeçar.
Studimi është kryer nga Universiteti i Pensilvanisë dhe ka autori i studimit, Gui-shuang Ying, ka theksuar se simptomat e rënda të syrit të thatë mund të ndikojnë në mirëqenien mendore të njerëzve.
Depresioni gjithashtu mund të ketë një ndikim të madh në zakonet e jetesës. Nëse një person me depresion po kalon më shumë kohë para ekraneve të televizorit dhe kompjuterit, për shembull, kjo mund të përkeqësojë simptomat e syve të thatë, thanë studiuesit.
Studimi thekson se edhe medikamentet kundër depresionit mund të shkaktojnë tharje të syrit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...