Liga e Kampionëve rikthehet me dy takime që nuk e zgjidhen dilemën e fituesit nga sfidat e para

08:24 | 15 Mars 2022
A. B.

Liga Kampionëve rikthehet për të përfunduar fazën e 1/8 e finales, me disa mjaft interesante.

Derisa Liverpooli, Real Madridi, Manchester City dhe Bayern Munichu e kanë siguruar kalimin në çerekfinale, janë edhe katër ekipe të tjera që synojnë kalimin në këtë fazë.

Përballja më interesante e kësaj mbrëmje është ajo në mes të Manchester United dhe Atletico Madridit që luhet në Old Trafford.

Ndeshja e parë në Spanjë përfundoi 1-1 dhe nga ajo paraqitje, Djajtë e Kuq shihen si favoritë, pasi ofruan më shumë nga loja e tyre – por që asgjë nuk mund të parashikohet.

Një takim mjaft simpatik është edhe ai në mes të Ajaxit dhe Benfikës që luhet në Johan Cruijff Arena, e takimi i parë ka përfunduar 2-2.

Që të dy këto takime fillojnë në ora 21:00. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme