Google ADS

Dita e 19-të e luftës, raftet e marketeve në Ukrainë të boshatisura

22:09 | 14 Mars 2022
KRG

Kjo foto tregon njerëz që qëndrojnë pranë rafteve bosh në një dyqan ushqimesh në qytetin ukrainas të Chernihiv.

Sulmet ajrore janë raportuar në qytetin verior, ndërsa luftimet vijuan sot në ditën e 19-të.

Miliona ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i luftës, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë në Poloni. Sakaq, marrëveshjet për një armëpushim të mundshëm mes dy palëve duket aktualisht i pamundur.

Ndërsa sot gjatë ditës, është mbajtur edhe raundi i katër i bisedimeve mes delegatëve të Ukrainës dhe të atyre të Rusisë, kurse ende nuk është bërë e ditur se a kanë rënë dakord  për ndonjë marrëveshje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme