Google ADS

Kryetari i Kievit tregon pasojat, pas sulmeve ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas

21:29 | 14 Mars 2022
KRG

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka postuar sot një sërë videosh në llogarinë e tij në Twitter, për të treguar dëmet e shkaktuara nga agresioni rus në kryeqytetin ukrainas.

Ai tha se “ëndrra e presidentit rus për të krijuar Rusinë e madhe, është makthi i vendit të tij”.

Ndryshe Ukraina ka hyrë sot në ditën e 19-të që kur Rusia filloi pushtimin e këtij vendi. Në anën tjetër ka raportime për shumë civilë të vrarë nga sulmet ruse.

E ushtria ukrainase po bën të pamundurën që ta mbroj vendin nga agresioni rus – duke i shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme