Google ADS

Britania e Madhe i ofron çdo britaniku 457 dollarë në muaj nëse strehojnë refugjatë ukrainas

20:06 | 14 Mars 2022
KRG

Një skemë e re e qeverisë britanike do t’u ofrojë banorëve të saj 457 dollarë (350 funta) në muaj për të strehuar refugjatët ukrainas. Kjo u bë e ditur nga Michael Gove, Sekretar i Shtetit i Britanisë së Madhe, raporton CNN.

Të gjithë shtetasit dhe banorët ukrainas që ia mësyjnë Britanisë së Madhe do të kenë të drejtën për t’u strehuar përmes kësaj skeme e cila mban moton “Shtëpi për Ukrainën”. “Nuk do të ketë kufi për numrin e ukrainasve që mund të përfitojnë nga kjo skemë”, tha Gove.

Ai shtoi se ukrainasit që mbërrijnë në Britaninë e Madhe do të kenë qasje në përfitime të plota dhe të pakufizuara, kujdes shëndetësor, dhe punësim, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas skemës, familjet strehuese do të duhet të ofrojnë strehim për të paktën gjashtë muaj dhe do t’i nënshtrohen “kontrollit të nevojshëm të verifikimit”.

Pas këtyre procedurave, familjet strehuese do të kompensohen me 475 dollarë në muaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme