Pas pozicionimit të Erdoğan dhe Scholz në foltoren ceremoniale u kryen 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me një ceremoni zyrtare kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz i cili ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare.
Automjeti i kancelarit Scholz u prit përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan deri në hyrjen e protokollit.
Pas pozicionimit të Erdoğan dhe Scholz në foltoren ceremoniale u kryen 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.
Teksa Scholz përshëndeti trupën ceremoniale, në ceremoni të pranishëm ishin edhe flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.
Pas prezantimit të delegacioneve përkatëse të dy vendeve, Erdoğan dhe Scholz pozuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Gjermanisë.
Erdoğan dhe Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas takimit kokë më kokë dhe takimit ndërmjet dy delegacioneve.
Në ceremoni të pranishëm ishin edhe kreu i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi presidencial, İbrahim Kalın, si dhe prefekti i Ankarasë, Vasip Şahin./AA/
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...