Ishte caktuar për më 2 mars, por u shty për shkak të konfliktit ligjor të lindur pas vendimeve të gjykatave, që pezulluan presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. 15 marsi po vjen, nesër do të zhvillohet Asambleja e Zakonshme Zgjedhore e futbollit shqiptar, në vijimin e përplasjes me politikën, me pushtetin.
Sidoqoftë, ditët e fundit duket se palët i kanë “ulur armët”, të vetëdijshme se UEFA nuk toleron asnjë ndërhyrje të politikës në futboll. Me këtë mision, atë të monitoruesit dhe “paqeruajtësit” do të vijnë nesër disa zyrtarë të lartë nga UEFA dhe FIFA.
Më konkretisht, nga UEFA do të vijë zv.presidenti, një nga legjendat e futbollit të kontinentit tonë, Zbigniew Boniek. Ja njoftimi që bën vetë FSHF-ja: “Janë konfirmuar emrat e delegacioneve të UEFA-s dhe FIFA-s, si edhe personaliteteve të tjera të futbollit europian, të cilët do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF, që do të zhvillohet nesër më 15 mars 2022.
Sikurse njofton FSHF-ja, nga UEFA do të vijë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zbigniew Boniek, njëkohësisht një nga zv.presidentët e UEFA-s, një legjendë e futbollit europian e më gjerë.
Po ashtu, bashkë me të do të jenë edhe dy zyrtarët, Thierry Favre e Luca Nicola. Ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar në asamble nga dy zyrtarët e saj, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.
Nuk do të mungojnë as dy personalitete të rëndësishëm në futbollin ballkanas, si Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...