Google ADS

Kryesia s’pati kuorum, Konjufca e cakton për nesër debatin për rritjen e çmimeve

14:08 | 14 Mars 2022
arbresh.info

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mungesë kuorumi ka shtyrë për një ditë tjetër mbledhjen e paraparë që të mbahet sot.

Megjithatë, në kuadër të kompetencave të tij, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, vendosi që mbledhja e jashtëzakonshme, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së, të mbahet nesër në orën 11:00.

Në këtë seancë do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.

Po ashtu, kreu i Kuvendit Glauk Konjufca, mori vendi edhe për mbajtjen e seancave të papërfunduara.

Lidhur me këtë, ai vendosi që të mërkurën, me datë, 16. 03, 2022, nga ora 10:00, Kuvendi të shqyrtojë pikat nga seancat e papërfunduara, dhe atë si në vijim:

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022, (Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike),

Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022, (Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike).

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 22, 23 dhe 24 shkurt 2022, (Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor, emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, propozimet e GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin parlamentar dhe plotësimin e anëtarit në Komisionin Ad-hoc).

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 24 dhe 25 shkurt 2022 (Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi, shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës).

Pika e fundit në këtë seancë do të jetë: Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 7 mars 2022, (Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme