Google ADS

Rikthehet Kupa e Kosovës, në mesjavë zhvillohen ndeshjet e çerekfinales së kësaj gare

13:36 | 14 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Kupa e Kosovës rikthehet në mesjavë me ndeshjet e fazës së çerekfinales.

Kampioni në fuqi, Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të dy skuadrat u përballen edhe këtë fundjavë ne stadiumin me bari sintetik në Gjilan, përballje kjo që përfundoi me rezultat të barabart 1-1.

Takim tjeter mjaft interesant pritet të zhvillohet edhe në Suharekë. Ballkani e cila është duke kaluar formë të lartë, do të jetë nikoqir i Prishtinës, e cila pas një periudhe të vështirë është rikthyer te fitoret.

Drita në anën tjetër e pret Ulpianën në shtëpi, ndërsa ndeshje interesante pritet të jetë edhe përballja mes skuadrave të Ligës së Parë mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Ndeshjet e plota:

Ballkani – Prishtina

Llapi – Gjilani

Drita – Ulpiana

Ramiz Sadiku – KEK-u

/Arbresh.info

Të ngjashme