Miliarderi Elon Musk e ka ‘sfiduar’ Vladimir Putinin në një luftë të ‘një me një’, duke thënë se ‘fituesi do të merrte Ukrainën’.
Musk i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit rus në një postim në Twitter, duke shtypur emrin e Putinit, duke përdorur alfabetin rus.
“Me këtë e sfidoj Vladimir Putinin në luftime ‘një me një’”, shkroi ai.
I hereby challenge
Владимир Путин
to single combatStakes are Україна
— Elon Musk (@elonmusk) March 14, 2022
Musk më pas shtoi: “Basti është Ukraina”, duke shkruar gjithashtu emrin e vendit në gjuhën ruse, duke shtuar më pas me “A pajtohesh me këtë përballje?”.
Dhe postimi i tij në Twitter ka nxitur reagime të shumta në këtë rrjet social dhe shumë përdorues kanë pyetur nëse miliarderi po bënte shaka.
Ndryshe, Musk mori një rol aktiv në agresionin rus në Ukrainë.
Ai u premtoi, gjë që edhe e realizoi, Ukrainës disa pajisje interneti hapësinore Starlink./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...